Të gjithë ende në lojë matematikisht për zonën e mbijetesës. Por nëse për Skënderbeun duhet një mrekulli, Tirana e Teuta janë thirrur në cështje për ndryshim kursi. Me javët që po pakësohen, duhet shfrytëzuar çdo mundësi. Edhe kalendari, që në javën e fundit ndoshta mund t’i dhurojë papritur ndonjë skuadër të dalë nga objektivat. Të shtunën, Skënderbeu luan ndaj Vllaznisë, ekipi drejtuar nga Ernest Gjoka e di mirë se përballja në transfertë është ndeshja më e vështirë e mundshme.
Atëherë, korcarët duhet të hedhin një sy nga llogaritë dhe tifozlliku për Egnatian është zgjedhja e duhur. Skënderbeu edhe nëse mundet nga përballja e Loro Boricit mban distancën 3 pikë larg nga Tirana, që luan në transfertë, takim po ditën e shtunë në orën 18:00. Ditën e dielë. Bylis dhe Laci bëhen gait për një ndeshje shumë të komplikuar, në javën e 30-të të Abisnet Superiore. Jo vetëm sepse dy skuadrat që luajnë për mbijetesë përplasen me njëra-tjetrën, por sepse në betejën mes tyre mund të shohin të kompromentojnë sezonin.
Në këtë pikë, për Gentian Mezanin dhe Francesko Morieron është e ndalur të gabojnë. Ekipi kurbinas ka një lloj impulsi pozitiv, me përjashtim të humbjes kundër Tiranës, bardhezinjtë kanë dy barazime. Por duhet të bëjë kujdes përballë një kundërshtari, që pavarësisht ka mbrojtjen më të dobët në kampionat, brenda në shtëpi di të interpretojë ndeshjet. Nëse i hedh një sy ecurisë, shikon se në 8 fitoret, 6 i ka në shtëpi dhe katër herë është mundur në Adush Mucaj nga 14 të tilla. Teuta e vendit të parafundit, do të tentojë një mrekulli ndaj Partizanit në kryeqytet, ditën e dielë ekipi durrsak shpreson të largojë sa më shpejt makthet e mbijetesës.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Zona e mbijetesës, java e 30-të mund të tregojë shumë; Skënderbeu e Tirana me transferta ferri […]
Comments are closed