Me mbathje dhe kapuç del për vrap, burri në Londër sfidon temperaturat e ulëta (video)

by KLIKOJE.AL

Kushdo që do të dilte jashtë, pa dyshim do të vishej trashë me një sërë rrobash për të luftuar të ftohtin, por një person në Londër, Angli, i ka tronditur të gjithë pasi doli për vrap në borë të dendur, duke mos veshur asgjë veçse pantallonave të shkurtra dhe një kapuç.

Duke ndarë në Instagram një video të tij duke ushtruar në mot ekstrem, trajneri personal Yusef Bouattoura – i cili ka më shumë se 63 mijë ndjekës në llogarinë @pro.pt – i la shikuesit të tronditur pasi rutina e tij e përditshme nuk ndaloi pavarësisht borës.

Në video – që ka grumbulluar mijëra shikime që nga postimi, personi në fjalë shihet duke vrapuar mes reshjeve të mëdha të borës, i veshur vetëm me pantallona të shkurtra.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.