209
Një varkë me emigrantë është mbytur në zonën detare pranë Mykonos. Sipas mediave greke, si pasojë e mbytjes tre persona kanë humbur jetën, një burrë dhe dy gra.
Zëdhënësi i Rojës Bregdetare, z. Nikos Kokkalas, tha se në varkë ndodheshin 8 persona në bord.
Zona është “krehur” nga dy anije të rojes bregdetare, një helikopter Super Puma dhe forcat tokësore.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen që nga ora 6:30 e mëngjesit.