Mbytet një 60-vjeçare në Durrës/ Po lahej në det

by KLIKOJE.AL

Një 60-vjeçare me inicialet F.ZH., është gjetur e vdekur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të Durrësit. Paraprakisht mësohet se 60-vjeçarja është gjetur e pajetë rreth orës 18:00.

Mësohet se pasditen e sotme, gruaja në fjalë është futur për t’u larë në det dhe ka ndërruar jetë, për shkaqe që ende nuk dihen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbulojë shkakun e vdekjes së 60-vjeçares.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.