Gazetari Arsen Rusta zbuloi në MCN Live detaje nga operacioni i sekuestrimit të 58 kg kanabis, ku u arrestua dhe një punonjëse e AKSH-it, Erisa Fero. Rusta bën me dije se Fero përdorte badge-n si punonjëse e AKSH-it, dhe prezantohej para policëve si punonjëse e Ministrisë së Brendshme, duke u thënë se ata nuk kishin të drejtë ta kontrollonin.
“Erisa Fero ishte personi që kishte marrë përsipër të ofronte siguri për grupin kriminal, për të shmangur postblloqet e Policisë. E bënte duke mbajtur badge-n me logon e qeverisë dhe Kryeministrisë dhe AKSH-it. Prezantohej herë si punonjëse e IT në qeverinë shqiptare, dhe herë si punonjëse e IT nv ministrinë e Brendshme me badge-n e AKSHI-t.
Ajo është prezantuar që jam punonjëse e Ministrisë së Brendshme, jemi kolegë, jam duke shkuar në punë, dhe ju s’keni të drejtë të kontrolloni një makinë të ministrisë. Policia kishte një operacion me metoda proaktive, vëzhgimi dhe përgjimi. Pas tyre kishte edhe automjet me punonjës civilë, që Erisa Fero nuk e dinte. Ka refuzuar kontrollin. I ka thënë oficeri i policisë që duhet të zbrisni, ka refuzuar. Janë zbritur me forcë, dhe janë gjetur të paketuar me natriban sasia e lëndës narkotike.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës. Ka deklaruar disa herë mos më vononi, pasi nëse më vononi do humbisni vendin e punës, duke kërcënuar oficerët e policisë. Ajo ka thënë që gjithçka e kam bërë për të përfituar para. Korça ka një konsum mjaft masiv të lëndëve narkotike dhe grupe të shpërndarjes të strukturuar. Origjina ishte nga zona e Krujës që e ka furnizuar, jo Erisa Feron, bashkëpunëtorët e saj”, u shpreh gazetari.