Albërie Hadërgjonaj i dha një mesazh publik aktorit Donald Veshajt. Teksa ishte një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana”, në një prej lojërave ishin vendosur fotot e vajzve dhe mbesave të Albërijes. Por rrota ndaloi tek Beatrix Ramosaj.
E vendosur përballë lojës “Ç’ka rrota, i mëson bota” praktikisht përballë familjarëve të saj dhe jo vetëm. Ndalesën e radhës kjo lojë e kishte tek mbesa e saj Beatrix Ramosaj për të cilën pyetja ishte: si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?
Albërija përgjigjet: Të ketë në krahë një burrë me ‘’rr’’ të fortë dhe jo një legen.
Këngëtarja e përsëriti disa herë përgjigjien duke lënë të nënkuptohet se është dashur pa dashur një “thumb” për aktorin Donald Veshaj, me të cilën mbesa e saj Beatrix pati një romancë që zgjati vetëm pak ditë brenda shtëpisë më të famshme të “Big Brother Vip”.