Luizi e quajti turp ‘Përputhen’, Shqipe Hysenaj reagon ashpër: Meshkuj si ai mos i rrafshin kujt (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Shqipe Hysenaj ish-konkurrente e “Përputhen” ka reaguar ashpër pas deklaratës së Luizit për Efin, i cili u shpreh se shoqëria dhe familja nuk duhet ta mbajnë afër pasi ka qenë pjesë e “Përputhen”, duke shtuar se motrën e tij nuk do e lejonte të ishte pjesë e këtij programi.

Shqipja ka postuar disa pamje intime mes këngëtarit dhe Kiarës në BBV dhe shkruan: “Patjeter mendimi jot eshte.. uroj vetem te perfundosh me Kiaren e shkretë dhe mos te ketë qenë ne kuader te lojes marredhenia me nanen e ardhshme te femijeve te tu.

“Ti kiara nuk shkove ‘”per te gjet burr”, e le te rridhte por “u derdh”. Kjo hipokrizia juaj me argeton”, vazhdon Shqipja.  Ajo postoi edhe një video nga koha kur Kiara ishte velinë duke u shprehur: “Çdo gjë niset nga zero dhe nuk jam aspak kundër, por mos i lartësoni njerëzit më tepër se ç’janë”.

Në përmbyllje të deklaratave të saj, Shqipja tha:

“Kjo eshte gjeja me e ulet e realitetit tone te hidhur… Meshkujt si Luizi mos i rafshin kujt qe thonë; “bej si them une, por jo si bej une”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.