Kupa e Shqipërisë luan sot finalen e madhe mes Tiranës dhe Egnatias në “Elbasan Arena”.
Tirana synon trofeun pasi humbi titullin kampion dhe nga ana tjetër Egnatia kërkon të fitojë për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Trajnerët Shehi dhe Tetova kanë publikuar 11 titullarët që do të zbresin sot në “Elbasan Arena”.
Në minutën e 24′, karton i kuq për Berishën! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Berisha ndërhyn ndaj Xhekson dhe për Jorgjin nuk ka dyshime, duke nxjerrë nga loja sulmuesin e bardhebluve. As VAR-i nuk i ndryshon situatën sulmuesit që lë i dëshpëruar fushën.