Ilir Meta, kreu i PL-së, ka lënë kosat dhe sëpatat duke iu kthyer brisqeve.
Në rrjete sociale, një natë më parë ai ka thënë se asgjë nuk do ta ndalojë Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik.
Sipas tij, inkriminimi i autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor.
“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të ‘mprehin’ brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama”, shkruan Meta mes të tjerash.