Largimi i Strakoshës nga Brentford duket i sigurt, klubi anglez blen një tjetër portier

by KLIKOJE.AL

Lëvizja e fundit e Brendfordit forcon edhe më shumë pistën e largimit të Thomas Strakoshës drejt një aventure tjetër, qoftë edhe në formë huazimi. Portieri i Kombëtares Shqiptare e ka shprehur hapur në një intervistë të fundit se kërkon të luajë dhe nuk pranon të qëndrojë vetëm në stol. Ai gjithashtu i ka kërkuar klubit një zgjidhje për këtë.

Por, mesa duket, lëvizja e klubit anglez nuk është në të mirën e Strakoshës, pasi te Brendfordi do të mbërrijë një portier tjetër. Lajmin e bën të ditur gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, i cili raporton se Brendfordi ka arritur marrëveshjen me portierin e Islandës, Hakon Valdimarson. 22- vjeçari do të vijë nga klubi i Elfsborgut në Suedi për rreth 3 milionë euro. Islandezi pritet të jetë numri dy pas Fleken dhe kjo nënkupton se Strakosha do të largohet.

Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi nuk rinovoi me Lacion, kaloi në Premier Ligë në verën e 2022- it dhe sezonin e parë luajti vetëm 2 ndeshje. Ndërkohë, pas largimit të portierit të parë Raja te Arsenali, mbërriti Flekken nga Bundesliga dhe Strakosha sërish mbeti në stol. 28- vjeçari këtë sezon është aktivizuar në katër ndeshje, dy në Premier Ligë dhe dy në Kupë, ndërkohë kontrata e tij me Brentfordin është deri në vitin 2026.

I vetëdijshëm se qëndrimi në stol e penalizon për vendin e titullarit me Shqipërinë në kampionatin Europian në qershor, portieri 193 cm i gjatë, shprehu pakënaqësitë e tija edhe me trajnerin e ekipit. Ndërkohë, një mundësi për të është rikthimi në Serinë A në formë huazimi deri në fundin e sezonit, ndërsa edhe nga Turqia ka pasur interesim më parë. Jemi në javën e fundit të merkatos dhe është interesante ajo që do të ndodhë me Thomas Strakoshën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.