Kukësi dhe Teuta kanë luajtur në orën 15:00. Një ndeshje që pritej të zhvillohej me emocione të mëdha, duke ditur se të dyja ekipet e kërkonin fitoren me patjetër. Megjithatë në fund nuk pati gola. Skuadrat janë ndarë në barazimin 0-0. Kukësi e kërkoi më shumë golin në pjesën e parë, me Pano Qirkon që në disa raste u shndërrua në heroin e Teutës.
Durrsakët kërkuan të afroheshin me portën nga krahu tjetër, por pa rezultat. Në minutën e 96′ Oshafi kishte mundësinë e artë për të shënuar por gjuajtja e tij drejt portës u ndal në shtyllë. Në fund Kukësi mbetet në vendin që të dërgon në Play Out. Ndërkohë Teuta është ende në zonën e rrezikut dhe humb mundësinë për t’iu afruar më shumë Europës pas këtij barazimi. Pra një barazim që nuk i shërbeu askujt.