Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, deklaroi se inflacioni dhe rritja e çmimeve mbeten sfidat më të mëdha për ekonominë.
Ndërsa flet për sfida në të njëjtën kohë flet edhe për rrittje ekonomike.
Sipas saj ekonomia u rrit në 6-mujorin e parë të vitit 2022, me 4.2%.
“Bonot e interesave janë të larta, inflacioni është i lartë, por mbi të gjitha, pasiguria është e lartë për të ardhmen. Ne përballemi me të tjera sfida, të cilat janë po aq të forta, e mbase më të forta se ato që kemi kaluar. Deri më tani, ekonomia shqiptare në vitin 2022, e ka përballuar më së miri këtë goditje, ndonëse efektet negative janë aty.
Ekonomia gjatë 6-mujorit të parë u rrit me 4.2%. Papunësia gjatë gjysmës së parë të vitit arriti nivelin 11.1%, ndërsa punësimi u rrit me 4.3%. Ekonomikisht, inflacioni dhe rritja e çmimeve mbetet sfidat tona më të mëdha”, theksoi ajo.