Kristjan Asllani mes qendrimit dhe largimit nga Inter.Mesfushori shqiptar qartësisht nuk shihet si titullar te klubi zikaltër dhe tashmë hipoteza e largimit në fund të sezonit për të luajtur rregullisht, shihet si një opsion mëse i mundshëm për të. Një nga klubet që po sheh më me interesim Asllanin është Bolognia, e cila kërkon përforcime në mesfushë duke menduar Serinë A, por edhe praninë mëse të mundshme në kompeticionet ndërkombëtare. Ajo aktualisht është ndër ekipet favoritë për të siguruar një vend në Champions League për të dytin edicion radhazi.
Asllani vlerësohet si një lojtar që mund të bëjë të dy fazat e lojës në mesfushë dhe mediat italiane raportojnë se klubi është gati të hyjë në bisedime me Interin për të. Ai mund të përfshihet si pjesë e paketës për të çuar Castro në radhët e zikaltërve gjatë verës. Por nëse Interi do të dëshirojë të mbajnë kartonin e Asllanit, te Bolognia mendojnë se mund të bindin palët e përfshira me një huazim të thjeshtë njëvjeçar të lojtarit, për ta bërë më pas përfundimtar në verën e vitit 2026.
DEKLARATA E KRISTJAN ASLLANIT
“Gjithmonë e kam thënë që jam tifoz i Interit, por nuk dua të rri këtu dhe të bëj premtime sepse tani është e kotë. Mendoj që të përfundoj sezonin një herë. E ardhmja? Kur erdha këtu e bëra sepse e shihja veten për shumë vite me ngjyrat zikaltër dhe shpresoj ende të qëndroj për shumë vite si zikaltër. Por në futboll nuk i dihet kurrë.
LEXO ME SHUME:I kam merituar vërshëllimat e tifozëve/ Kristjan Asllani pas ndeshjes me Anglinë flet për Sportmediaset: Largimi nga Inter? Në futboll kurrë nuk i dihet…