Kristjan Asllani është përsëri mes titullarëve në Champions League me Interin, pasi Inzaghi i ka besuar atij vendin në mesfushë në duelin e fundit ndaj Monacos. Kjo është një ndeshje ku Interi kërkon të blindojë praninë në tetëshen e parë dhe Asllani është i ndërgjegjshëm për detyrën që pret zikaltërit.
“Kritikat? Nuk më interesojnë, ajo që ka rëndësi është të bëjë mirë. Përballja e sotme është shumë e rëndësishme, janë tre pikë për t’u marrë. Kjo është një ndeshje thelbësore, e dimë që na mungon një pikë, por kur zbret në fushë duhet ta bësh për të fituar. Do të jetë thelbësore qasja ndaj ndeshjes. Mendoj se e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje, e dimë që Monaco është një skuadër agresive dhe me shumë të rinj të fortë, duhet të zbresim në fushë të përqendruar dhe të bëjmë ndeshjen tonë.
Monaco na ka frikë? Ky është një çmim i madh pasi do të thotë se kemi punuar mirë. Nuk është e thjeshtë të vish këtu në “San Siro”. Duhet të mundohemi të japim maksimumin në fushë dhe të sigurojmë sa më parë këtë ndeshje”, theksoi futbollisti i Interit Kristjan Asllani përpara ndeshjes së Champions League kundër Monacos.
LEXO ME SHUME: Asllani ishte arma jonë sekrete për titullin, Inzaghi elozhe mesfushorit pas fitores ndaj Lecces: Me të nuk është ndjerë mungesa e Çalhanoglhu-s
Simone Inzaghi i është gëzuar fitores 4-0 të skuadrës së Interit ndaj Leçes, pasi i mundësoi të arrinte disa objektiva të rëndësishëm si fitorja numër 200 në karrierën e tij si trajner në Serinë A dhe 300 pikë të siguruara në pankinën e Interit në kampionat.