221
Fluturim Domi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kukësit. Pas katër sezonesh sulmuesi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin verilindor.23-vjeçari numëron 47 ndeshje dhe 4 gola. Këtë sezon Domi ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje. Pas largimit sulmuesi ka oferta nga Abissnet Superiore madje ka dhe interesim konkret dhe nga Kosova.
“Çdo fillim e ka një fund! Pas shumë vitesh largohem nga klubi I qytetit tim, ku u rrita dhe jam munduar që të jap maksimumin sa herë që është kërkuar kontributi im. I uroj Kukësit shumë suksese dhe shpresoj që të përmbushë objektivat e tij. Dua të falënderoj përzemërsisht tifozët kuksian që janë gjithnjë pranë skuadrë dhe e mbështesin atë pa kushte. Do të jeni gjithnjë në zemrën time.