192
Dinamo ka nisur prej disa ditësh përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri. Fillimisht kryeqytetasit janë zhvendosur në Pogradec ku lojtarët kanë nisur stërvitjen.Sa i përket merkatos, klubi blu po punon edhe sa i përket daljeve. Me anë të një njoftimi ka arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Taulant Marku dhe dy mbrojtësit, Patrik Fetaj e Realf Zhivanaj.
Klubi blu i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë në sezonin e kaluar me fanellën dinamovite dhe i uron suksese në vazhdimësi.