Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah Omar Ali Saifudien III, është një nga njerëzit më të pasur në botë. Ju duhet të pyesni veten se çfarë zotëron ai?
Burimet pohojnë se sulltani i Bruneit zotëron 7000 makina luksoze , duke përfshirë 365 Ferrari, 275 Lamborghini, 258 Aston Martin, 172 Bugattis, 230 Porsche, 350 Bentley, 600 Roll Royces, 23 Audi 7, 2 Mercedes, 2, por kjo nuk është e gjitha.
Sulltani jeton në një pallat mbretëror që mbulon dy milionë metra katrorë. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, ky pallat është më i madhi në botë. Pjesa e brendshme përbëhet nga një kube prej ari njëzet e dy karatësh, 1700 dhoma, pesë pishina të mëdha dhe 257 banja. Në pallat ka 110 garazhe, 564 llambadarë që kërkojnë rreth 51,000 llamba për të funksionuar. Vlera e pasurisë së tij vlerësohet në rreth 35 miliardë euro, vlerë që i jep atij titullin si sundimtari më i pasur i botës.
Përveç gjithë këtyre gjërave të mahnitshme, thuhet se sulltani ka një harem. Thashethemet thonë se sulltani i Bruneit së bashku me të vëllanë (Xhefri) kishte haremin e tij në pallat, ku organizonte festa të shthurura.
Ish Miss Kalifornia dhe Amerika Shanon Marketi 1997, zbuloi se ishte një skllave seksi në gjykatë, ku fillimisht erdhi për të punuar në promovim dhe marketing për një pagë prej 3 mijë dollarë në ditë. Gjithçka përfundoi me faktin se në të vërtetë ajo ishte në shërbim të Xhefrit ditë e natë dhe ajo zbuloi se i ishte nënshtruar një trajtimi poshtërues dhe se ishte burgosur në pallatin e sulltanit për 32 ditë. Shannon gjithashtu u përpoq të padiste sulltanin dhe princin në një gjykatë amerikane, por kjo përfundoi me dhënien e imunitetit të vëllezërve nga ndjekja ligjore, duke qenë se ata janë kryetarë shtetesh. Në dokumentet e gjykatës thuhet gjithashtu se Marketiqi dëshmoi se në haremin e sulltanit përveç saj kishte 30-100 gra.
Jillian Loren shkroi edhe librin “Jeta ime në harem”, ku zbuloi të vërtetën për qëndrimin e saj në Brunei. Ajo mbërriti atje kur ishte vetëm 18 vjeç, dhe ishte në dispozicion të Princit Geoffrey me rreth 40 vajza të tjera. Jillian tregoi se pas një viti kishte fjetur më shumë se njëqind herë me të.
Sulltani kishte tre gra, e para prej të cilave ishte e afërmja e tij e ngushtë, e cila punonte si stjuardesë dhe prezantuese televizive. Ai ka gjithsej 12 fëmijë dhe stilin e jetës së tij luksoze ua ka përcjellë djemve të tij. Për shembull, Princi Abdul Malika , djali i tij i tretë i lindur, u martua në vitin 2015 dhe “Forbes” e përshkroi këtë martesë si “dasma që mundi të gjitha dasmat mbretërore”.