Operacioni i madh antidrogë në Itali. Sekuestrohet 172 kilogramë kokainë, me vlerë ekonomike mbi 25 milionë euro dhe tre arrestime. Ata janë shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve motër dhe vëlla, përkatësisht 28 dhe 21 vjeç dhe një i treti 43 vjeç: të gjithë pa precedentë penalë.
Ata u arrestuan pranë një zone industriale në Itali të Rubiera (Reggio Emilia). Operacioni u mbyll falë bashkëpunimit hetimor të skuadrës mobile Bolonja dhe Modena.Brenda çantës së madhe ndodheshin 15 pako në formë paralelepipedi, ku më pas u zbulua se përmbanin kokainë me një peshë totale prej 16,350 kilogramësh.
Ajo që ka rënë në sy është përdorimi i logos së skudarës së futbollit të Tiranës “Kf Tirana” në disa prej pakove të kokainës, ndërsa disa të tjera ishin mbështjellë me figura të ndryshme. Kjo ndarje e pakove të drogës, është një metodë e përdorur vazhdimisht nga grupet e përfshira në tregun e kokainës, për të dalluar se kujt i përkasin sasi dhe ngarkesa të caktuara.
LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Tirana pa stadium, mësohet opsioni për takimin kundër Skënderbeut
Pas derbit të kryeqytetit, përfunduar me rezultatin 1-1, në një ndeshje që pati gjithcka; emocione,dramë dhe një përleshje massive mes lojtarëve, Tirana këtë herë është thërritur në apel për një tjetër derbi, atë të mbijetesës që do e zhvillojë në fundjavë ndaj Skënderbeut. Luajnë dy skuadra që janë në zonën e rënies. Takimi që do të zhvillohet ditën e dielë, do të luhet në “Elbasan Arena”, duke mos preferuar “Niko Dovanën” të qytetit të Durrësit.