“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

by KLIKOJE.AL

Ilir Daja, ka qenë i nervozuar me në episod në pjesën e parë të takimit ndaj Elbasanit, ku theksoi se gjyqtari Xhaja dhe Barjamaj në VAR kishin gabuar duke mos dhënë karton të kuq për Lilën për ndërhyrjen ndaj Ismailit.

Të gjithë do thonë, se nuk po reagon njeri, nuk po reagoj për penalltinë, por ajo ndërhyrja kundrejt Ismailit, që për mua ishte gabim, mirë i fushës që nuk i sheh se me ne nuk i sheh, por edhe ai i VAR që është… Ai është mjekuar dhe ndaj dolëm dy minuta më vonë në pjesën e dytë, nuk e di a rikuperohet. Jepe penallti, po nuk kam çfarë iu them lojtarëve. Nëse i them përgjigju në të njëjtën mënyrë, jemi ekipi që kemi marrë më shumë të kuq. E kemi pjesën e arbitrimit, por merrni ato në studio e shihni çfarë ndërhyrje, në minutën e 44. Ne kemi dalë me të kuq me një rast e kapi Aliji me majë apo jo dhe ai dhe është nxjerrë me të kuq, ndërsa kjo është direkt goditje në nivelin e gjurit. Shyqyr që nuk e goditi në gju po në trinë, se mund ta bënte që të linte futbollin.

Nuk do e kisha përmendur, nuk po përmend penalltinë në favor apo jo, por nuk kam çfarë t’u them lojtarëve në momentin kur është ajo lloj ndërhyrje. T’i them përgjigjuni në të njëjtën mënyrë, e di që mbetemi me pak veta. Nuk i mbroj dot lojtarë t  mi, kur nuk i mbron një arbitër në fushë, që mbajnë familjet me atë punë, nuk i mbron as një arbitër i ulur shumë mirë atje në karrigen e VAR-it. Çfarë t’u them unë lojtarëve aty? Kështu që vazhdo me pjesën tjetër. Nuk po bëj ndërhyrje për penalltinë, por në momentin që do të kishte vendosur edhe këmbën tjetër, rrezik kur do bëhej për të luajtur futboll.

Edhe Qardaku, edhe Lorran, kanë pasur pas ndeshjes dy ditë terapi dhe pushim. Sot i kishim në pankinë për t’i përdorur disa minuta. Mbas nxemjeve, Qardaku ndjeu shqetësime në pjesën e mbrapme të kofshës dhe nuk e hidhnim dot. Lorran tha që për momentin jam mirë, nuk e vendosëm në krah që të mos bënte shumë metra. Ndaj bëmë zgjidhje në pozicion si 6, që edhe metrat që do të bënte të mos ishin aq shumë sa në krah”, tha Ilir Daja për RTSH pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.