I gjithë qyteti italian ”del në shitje” aty ku çdo shtëpi kushton 1 euro, por duhen plotësuar këto kushte

by S.M

Qyteti piktoresk i Salemi në Siçili po përballet me një shpopullim të shpejtë dhe për të shmangur një gjë të tillë, kanë vendosur të shesin shtëpitë e braktisura me çmime tepër të volitshme. Gjatë muajit të ardhshëm, disa dhjetëra banesa që nuk kanë pjesëtarë do të dalin në ankand me një çmim fillestar prej 1 euro.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Domenico Venuti, shpreson që skema do t’i japë jetë të re Salemit, i cili pa popullsinë e tij të tkurrej në mënyrë të konsiderueshme.

Të paktën 4,000 banorë u larguan pas tërmetit të tmerrshëm të 1968 që tronditi Luginën Belice të Siçilisë.

“Të gjitha ndërtesat i përkasin këshillit të qytetit, i cili shpejton shitjen dhe zvogëlon burokracinë. Para fillimit të skemës ne së pari duhet të rikuperonim pjesët e vjetra të Salemit ku ndodhen shtëpitë, duke azhurnuar infrastrukturën dhe shërbimet nga rrugët në rrjetet elektrike dhe tubat e ujërave të zeza. Tani qyteti është gati për hapin tjetër.”



Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.