172
Një ditë më parë ka nisur mësimi në shumë shkolla për të plotësuar orët mungesë si pasojë e pandemisë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel për të gjithë nxënësit që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e sigurisë anti-COVID.
Manastirliu në një postim në Facebook, shkruan se nxënësit duhet të mbajnë distancën nga njëri-tjetri.
“Gati për shkollë, të #sigurt
Të ruash distancën është #thelbësore për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve për të kufizuar përhapjen e #COVID19”,shkruan Manastirliu.