Pranga 24-vjeçares në Tiranë e cila ishte shpallur në kërkim/ Ja për çfarë akuzohej

by KLIKOJE.AL

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçare me iniciale D.S., e cila ishte shpallur në kërkim. E reja kërkohej për disa vepra penale si  “Krijimi i skemave mashtruese”, “Falsifikim vulash dhe formularësh”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja: D. S., 24 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.m Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.