172
Arrestohet shoferi i cili aksidentoi në Astir pasditen e djeshme, një këmbësor i cili po kalonte rrugën dhe për pasojë humbi jetën.
“P. M. 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar” njofton policia. Aksidenti ka ndodhur në një pjesë të rrugës e cila nuk është e aksesueshme për kalimtarët./A.ZH-dritare.net