Gvozdenoviç, trajneri i Elbasanit foli për mediat pas barazimit me Partizanin. Ai falenderoi skuadrën për reagimin, por gjithashtu tha se i pret një punë e madhe përpara. “Ndoshta kam nevojë për kohë, nuk mund tët them drejt se çfarë nuk shkon. Kundër Shkodrës ishte diçka tjetër, unë kisha vetëm dy ditë, sot kam 1 javë, ishim edhe më mirë sot. Kemi nevojë për kohë dhe ritëm.
Skuadra reagoi mirë me sistemin e ri, në pjesën e parë ishim mirë, në pjesën e dytë nuk jam kënaqur. Fizikisht nuk ishim ashtu si në pjesën e parë, por kemi besim të plotë, do të bëjmë një punë të mirë. Ze Gomesh nuk ishte 100%, do të luajmë mirë dhe do të kapim lojë, jam optimist.
Lulaj nuk ishte gati 100%, ishte vetëm për 10-15 minuta dhe bëri maksimumin. Nuk u futëm mirë në pjesën e dytë, nga fillimi i pjesës së dytë. Për mua nuk është problem, tani do luftojmë për objektivat, do shkojmë javë pas jave, rikthehemi në Korçë”, deklaroi Gvozdenoviç.
LEXO MË SHUMË: Partizani nuk “ndez” ndaj Elbasanit, asnjë fitues në Tiranë (video)
Partizani dhe Elbasani nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në “Arenën e Demave”. Ekipet marrin nga 1 pikë në një ndeshje mjaft të luftuar në kryeqytet. Golin e parë të sfidës e shënojnë vendasit me Mba në minutën e 12-të, por vetëm pas 7 minutash do të barazoheshin shifrat me Tsague. Elbasani përmbysi në 2-1 me antë të Mustës në minutën e 28-të dhe pjesa e parë mbyllej me avantazhin e verdhebluve. Ndërkohë goli i barazimit nga të kuqtë do të vinte vetëm në minutën er 60-të, kur Janjeva do të mposhte Abalorën.