Prej 3 vitesh në ekran, gazetari Ronaldo Sharka është i njohur për stilin e tij ngacmues dhe që VIP-at i trajton njëlloj pa ua kursyer pyetjet thumbuese. Këtë verë Ronaldo njoftoi largimin e tij nga Ora News dhe lidhjen e një kontrate të re me MCN Televizion.
Mirëpo shfaqja e tij e papritur në Top Channel tek “E Diell” na bën të dyshojmë që ndoshta Ronaldo do të jetë pjesë e Big Brother Vip 2.
Se sa kjo është e vërtetë nuk mund ta themi, mirëpo e sigurtë është që gazetari do të ishte një personazh interesant në shtëpi.