Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

by KLIKOJE.AL

Flamurtari dhe Vora kanë ndarë emocionet në një përballje të vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, ku nuk munguan golat dhe momentet spektakolare. Skuadra e Vorës kaloi e para në avantazh në minutën e 6-të, kur Luis Felipe përfitoi nga një hapësirë në zonë dhe finalizoi saktë një aksion të ndërtuar nga Bardhi, duke tundur rrjetën për 0-1.

Megjithatë, reagimi i Flamurtarit ishte i menjëhershëm. Në minutën e 13-të, Diavara realizoi një aksion individual mbresëlënës, duke dribluar disa kundërshtarë në mesfushë, për të depërtuar më pas në zonë dhe për të goditur saktë në diagonale, duke barazuar shifrat në 1-1.

Kjo sfidë mbart peshë të veçantë për të dyja skuadrat, teksa Flamurtari vijon të mbetet në vendin e fundit të renditjes me 26 pikë, ndërsa Vora pozicionohet në vendin e 7-të me 31 pikë.

LEXO ME SHUME:“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.