Erzeni “strekëmbësh” Tiranës në kryeqytet, bardheblutë tani rrezikojnë katër vendet e para (video)

Erzeni ka ndalur Tiranën në barazim 1 me 1. Sfida e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, i dha bardhebluve dhe shijakasve nga 1 pikë.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Zeka me roveshatë dhe më pas Abazaj që barazoi gjithçka. Tirana u tregua më kërkuese, por portieri Hasanbelli u tregua pikë kyçe për Erzenin.

Tirana mban aktualisht vendin e katërt, ndërsa ndodhet 3 pikë larg Vllaznisë dhe Partizanit. Në anën tjetër Erzeni pozicionohet i teti. Sfida e radhës është derbi me Partizanin për Tiranën, ndërsa Erzeni pret Skënderbeun që mundi së fundmi Kukësin 1 me 0.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë