166
Erzeni ka ndalur Tiranën në barazim 1 me 1. Sfida e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, i dha bardhebluve dhe shijakasve nga 1 pikë.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Zeka me roveshatë dhe më pas Abazaj që barazoi gjithçka. Tirana u tregua më kërkuese, por portieri Hasanbelli u tregua pikë kyçe për Erzenin.
Tirana mban aktualisht vendin e katërt, ndërsa ndodhet 3 pikë larg Vllaznisë dhe Partizanit. Në anën tjetër Erzeni pozicionohet i teti. Sfida e radhës është derbi me Partizanin për Tiranën, ndërsa Erzeni pret Skënderbeun që mundi së fundmi Kukësin 1 me 0.