Gazetarja po e pyeste, Rama shpërthen papritur në të qeshura! Ja arsyeja

Kryeministri Edi Rama është ndalur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS.

Një nga pyetjet që iu drejtua Ramës ishte lidhur me vizitën që pritet të zhvillojë në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Gazetarja e pyeti Ramën nëse ka ndonjë domethënie që vizita e tij do të jetë në të njëjtën ditë që pritet të jepet vendimi për çështjen ‘McGonigal’.

Ka qenë kjo pyetje që e ka bërë Ramën të qeshë duke thënë: Mirupafshim!

Gazetarja: A ka ndonjë domethënie që Antony Blinken vjen në të njëjtën ditë që jepet vendimi për çështjen McGonigal?

Rama: Hahaha, mirupafshim!

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur