“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave

by KLIKOJE.AL

Edlir Tetova foli para finales së Superkupës së Shqipërisë, që vendos përballë Egnatian me Dinamon. Ky takim do të zhvillohet nesër prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Si e përshkruani gjendjen e skuadrës?

Sigurisht që është një event ku ndeshen dy skuadrat më të mira momentalisht. Në këtë ndeshje jemi të plotë, skuadra është përgatitur mirë dhe presim ndeshjen.

A është më shumë përgjegjësi fitimi i trofeut të kaluar, apo avantazh psikologjik?

Asnjë nga të dy. Kjo është kupë më vete. Ne kemi marrë masat tona, por mendoj më tepër te loja e bukur dhe e sigurta është që një ekip do fitojë.

Ku mendoni se do vendoset fituesi?

Shpresoj të vendoset brenda 90 minutave. Të dyja skuadrat kanë bërë një gjysmë kampionati të mirë.

Çfarë e bën përballjen me Ilir Dajën të veçantë?

Me “përvojë” sepse Ilir Daja ka qenë edhe trajneri im. Sigurisht që ka përvojë më shumë se unë. Unë shumë pak vite kam në Superiore, por nuk do të thotë asgjë. Dueli mes dy skuadrave do të jetë midis asaj që lojtarët do të shprehin në fushë. Sigurisht me idetë tona.

Sa ndikon “Air Albania”?

Luhet te një ndër stadiumet më të bukura në Europë, kemi fatin ta kemi në Tiranë. Shpresoj që siç është stadiumi i bukur, të jetë edhe dueli nesër.

Sa e rëndësishme që Egnatia të ruajë identitetin e lojës?

Është një “përgjegjësi”. Më tepër te loja e luajtur. Të kënaqim njerëzit, shpresoj edhe Dinamo të jetë e tillë.

Cili është mesazhi?

Lojtarët e kanë të qartë çfarë duhet të bëjmë nesër. Sa u përket tifozëve, sigurisht që ekipi ka nevojë për ta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me... 27/12/2025 - 20:22

[…] LEXO ME SHUME;Ilir Daja ka qenë trajneri im/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen … […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.