Jemi vetëm 1 ditë para Klasikes së Shqipërisë, takim i cili do të luhet në “Roza Haxhiu” në orën 14:00. Tirana dhe Vllaznia do të sfidohen mes tyre në sfidën më me rivalitet në futbollin shqiptar.
Dy ekipet më me histori do të sfidohen për 3 pikët e javës 11-të, me emocionet e këtij takimi që kanë “kapluar” tifozët e dy ekipeve. Ekipet vijnë në këtë duel mes tyre pas rezultateve jo shumë të mira në javët e fundit, ndërsa synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Në orët e fundit, Klikoje Sport mëson se Fatmir Prengaj është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore. Një lajm jo i mirë për bardheblutë, pasi sulmuesi i krahut të majtë po zhvillonte ndeshje pozitive. Stafi mjekësor po monitoron nga afër gjendjen e lojtarit, dhe deri më tani gjasat që lojtari të jetë titullar janë minimale.