Çështja e ndarjes së Mauro Ikardit me Uanda Narën ka pushtuar mediat rozë, të cilat nuk përtojnë të merren me këtë, rast duke hyrë deri në detaje.
Ditën e djeshme, Ikardi ka udhëtuar urgjentisht drejt Milanos për tu takuar me Uandën, por kjo e fundit e ka ndarë mendjen dhe do medoemos divorcin.
Tradhtia nuk mund të falet nga ana e modeles argjentinase, të cilës gjithçka po i kthehet në bomerang që pas tradhtisë që i bëri Maksi Lopezit vite më parë.
Ikardi ka hyrë në një depresion dhe sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, sulmuesi i PSG-së ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar se nëse Uanda nuk e fal do të lërë futbollin.
“Nëse nuk më fal, nuk do të luaj më”, janë fjalët e Ikardit drejtuar shokëve të ekipit duke anashkaluar dhe dy seanca stërvitore prag sfidës me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.
Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për t’u ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti.
Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.