Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Mauro Icardi

  • Rihapet telenovela Nara-Icardi! Molla e sherrit ksaj rradhe bëhet videoja “hot” e China Suarez!

    Rihapet telenovela Nara-Icardi! Molla e sherrit ksaj rradhe bëhet videoja “hot” e China Suarez!

    Kur dukej sikur historia përfundoi me një fund të lumtur, sipas një varianti përrallash, një zhvillim i ri trondit sërish jetën e çiftit të njohur, futbollistit të PSG-së, Mauro Icardi e gruas agjente, Wanda Nara. Tërmetin e radhës e konfirmoi Wanda, në një prononcim për gazetaren argjentinase, Yanina Latorre, mikeshën e saj.

    “Jam vetëm, dua të jem mirë, të vazhdoj të punoj dhe nuk po më intereson gjë tjetër.”

    Motivi? Një video “hot” në telefonin celular të futbollistit e jo vetëm. Që diçka nuk shkonte, kjo u dallua menjëherë.

    Pas fotove familjare e fjalëve të ngrohta mes çiftit, papritur ajo u kthye vetëm në Milano, ndërsa ai u zhduk nga rrjetet sociale. Kjo bëri që të apasionuarit pas thashethemeve, të ngrejnë antenat. Krizë e re? Duket se po.

    Tashmë, del që Nara ka gjetur një video me pullë të kuqe që modelja argjentinase, e njohur si China, i ka dërguar Mauros së saj e të tjerë lojtarëve të Kombëtares së Futbollit të Argjentinës. Aty praktikonte autoerotizmin.

    Duket se Icardi mbylli llogarinë në Instagram, pasi rivendosi marrëdhëniet me Suarezin, me të cilën komunikon në Telegram. Nara nuk duron dot më, aq më tepër që dolën të tjerë emra, protagoniste të flirtimeve me bashkëshortin e saj. Një prej tyre është Guendalina Rodriguez, modelja që ka akuzuar sulmuesin e PSG-së se edhe ditët e fundit i ka dërguar mesazhe kompromentues. Pastaj, Rocio Guirao Diaz, modele argjentinase, me të cilën 28-vjeçari u afrua në mënyrë të rrezikshme, përpara se të shpërthente skandali me China Suarez.

    Tani, faljet publike mund të mos jenë të mjaftueshme për ta bërë Narën të kthejë mendje…

  • E BUJSHME! Shifra të frikshme për divorcin me Uandën, Ikardi: Nëse s’më fal, nuk luaj më!

    E BUJSHME! Shifra të frikshme për divorcin me Uandën, Ikardi: Nëse s’më fal, nuk luaj më!

    Çështja e ndarjes së Mauro Ikardit me Uanda Narën ka pushtuar mediat rozë, të cilat nuk përtojnë të merren me këtë, rast duke hyrë deri në detaje.

    Ditën e djeshme, Ikardi ka udhëtuar urgjentisht drejt Milanos për tu takuar me Uandën, por kjo e fundit e ka ndarë mendjen dhe do medoemos divorcin.

    Tradhtia nuk mund të falet nga ana e modeles argjentinase, të cilës gjithçka po i kthehet në bomerang që pas tradhtisë që i bëri Maksi Lopezit vite më parë.

    Ikardi ka hyrë në një depresion dhe sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, sulmuesi i PSG-së ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar se nëse Uanda nuk e fal do të lërë futbollin.

    “Nëse nuk më fal, nuk do të luaj më”, janë fjalët e Ikardit drejtuar shokëve të ekipit duke anashkaluar dhe dy seanca stërvitore prag sfidës me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.

    Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për t’u ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti.

    Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.