315
Dinamo nuk ka shumë kohë për të “qarë” humbjen me Erzenin. “Blutë” kanë nisur menjëhë përgatitjet për derbin me Partizanin, takim që do të luhet ditën e premte në “Elbasan Arena”, ora 18:00.
“Nëndetësja” do të kërkojë rikthimit te fitorja që në sfidën me demat, ndërsa gjithashtu do të synojë që të triumfojë pasi ka humbur derbin e parë më Tiranën. Luigi Di Biagion e mban në “ankth” Rustem Hoxha. Kapiteni është i dëmtuar që në sfidën me Skënderbeun dhe ende nuk dihet nëse do të jetë gati në derbi.
Gjithashtu një tjetër mungesë mund të jetë edhe Fatjon Andoni, i cili është dëmtuar në sfidën me Kukësin dhe gjasat janë që të mungojë edhe ndaj të kuqve. Kjo shton “dhimbjet e kokës” te italiani, i cili duhet të “arnojë” formacionin.