Dritë në fund të tunelit për Brojën, sulmuesi lë pas dëmtimin dhe bëhet gati për Evertonin

by KLIKOJE.AL

Më në fund lajme të mira për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas krahëve dëmtimin në tendinën e Akilit dhe ka nisur të stërvitet me shokët e skuadrës.

Fillimisht u mendua se tekniku i Evertonit do ta grumbullonte sulmuesin për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Brentford, por duket se drejtuesit e klubit nuk duan të rrezikojnë, prandaj 23-vjeçari do të aktivizohet me skuadrën U21, që luan të hënën.

23-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me Evertonin, klub ku u huazua nga Chelsea gjatë merkatos së verës, por tashmë rikthimi në fushë është më pranë se kurrë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.