Kristjan Asllani do të jetë përballë provës së të vërtetës. Nëse shqiptari do të jetë në lartësinë e duhur atëherë mund të sigurojë të ardhmen në Milano. Sipas “ La Gazzetta dello Sport” Simone Inzagi po mendon që të mos improvizojë për ndeshjen e ditsë së shtunë në takimin kundër Veronës. Në transfertën delikate, kampionët e Italisë do të duhet që ta përballojnë pa shërbimet e Hakan Çalhanoglusë i cili nuk është në gjendjen e tij optimale pas një problemi fizik që shfaqi me përfaqësuesen e Turqisë dhe Inzaghi nuk ka dëshirë të rrezikojë. Nga ana tjetër, vëmendja kryesore është te Kristjan Asllani.
Mesfushori shqiptar, është thirrur t’i përgjigjet në fushë arsyes kryesore: t’i japë cilësi dhe besueshmëri në qendër të mesfushës. Dëmtimi i tij muajin e kaluar e detyroi trajnerin e Interit të studiojë zgjidhje alternative duke u fokusuar te Barella dhe Zielinski.
Performancë e mirë me karakteristika të ndryshme, por e mjaftueshme për të rritur konkurrencën përballë mbrojtjes. Megjithatë, ky është pikërisht udhëkryqi për ndeshjen e Bentegodit: nëse në fund Inzaghi do të preferonte të adaptonte njërin nga Barella apo Zielinski si regjisor, për Asllanin do të ishte një dështim i qartë, pothuajse përfundimtar. Një hap që ndoshta tekniku as nuk mund ta përballojë, qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike dhe valorizimi i aseteve, sigurisht një skenar që duhet shmangur.