Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas audios skandaloze ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënon hapur anëtarët e shoqatës së futbollit Tirana, duke i thënë se është ai kontrollon drejtësinë dhe Prokurorinë Speciale, SPAK.
Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje’, – është shprehur ditën e djeshme në takimin e fshehtë me anëtarët e shoqatës Tirana, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në reagimin e tij për këtë audio, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se nëse në këtë vend do të kishte drejtësi, velina e bashkisë, sikurse e cilëson ai Veliajn, do duhej të ishte arrestuar sot. Por, sipas Palokës, kjo gjë nuk ndodh, sespe SPAK është vënë në shërbim të tij dhe pushtetit.
‘Pas kësaj, nëse do të kishte drejtësi në këtë vend, velina e bashkisë duhej arrestuar në vend! Po për fat të keq, siç e pohon velina, drejtësia me gjithë SPAK, është vënë në shërbim të tij dhe pushtetit!’, – shkruan Edi Paloka në faqen e tij në Facebook.