143
Edhe tre pacientë të infektuar me COVID-19 nga qyteti i Elbasanit kanë humbur betejën me virusin.
Mësohet se viktimat janë një 56 vjeçar, një 69 dhe një 70 vjeçar. Kështu numri i viktimave në këtë qark ka shkuar në 72.
Situata e COVID
Në 24 orët e fundit në Shqipëri u testuan pozitivë 832 persona, nga këta 32 persona në Elbasan.
Gjatë këtyre orëve mes të prekurve me COVID-19 në Elbasan është edhe një mjek në qendrën spitalore Xhaferr Kongoli si dhe një prokuror në Prokurorinë e qytetit.
Numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin ka shkuar në 39 014, ndërsa ai i viktimave në 822.
Burimi: Panorama.al