Në festën e titullit të zikaltërve, që njëkohësisht shënon edhe qepjen e yllit të dytë në fanellë nuk mund të mungonte Kristjan Asllani, që ka peshën e tij, gjithsesi, në këtë arritje të madhe të Interit.
Si futbollist, por edhe si tifozët i zikaltërve, futbollisti i Kombëtares Shqiptare po përjeton një moment magjik.
Interi u shpall kampion i Serisë A për këtë sezon. Një trofe i rëndësishëm për zikaltërit që vendosin yllin e dytë në fanellë. I lumtur për këtë titull padyshim është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani i cili është pjesë e klubit. Ai ka festuar mbrëmë së bashku me shokët e skuadrës teksa sot festa është “zhvendosur” në rrjetet sociale.
KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON: ASLLANI DHE CALHANOGLU
Mesfushori tjetër i Interit, Hakan Çalhanoglu ka hapur një video live me Asllanin teksa ja kanë plasur muhabetit dhe gallatave. Në një moment dëgjohet që Asllani i thotë a ti kupton shqip… dhe Çalha i kthehet “ça bone zemra”.