319
Ushqimi i famshëm francez është i pasur me fibra dhe proteina. Të butë e të shijshëm, krepat janë një opsion i ëmbël për mëngjes, drekë, darkë ose ëmbëlsirë!
- 200 gr Miell
- 25 gr Gjalpë
- 70 gr Sheqer
- 300 ml Qumësht
- 2 Vezë
- 1 lugë gjellë Lëng Portokalli
- Pak Kripë
- 1 bishtajë Vanilje
- 1 lugë Kakao
- I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe më pas i kullojmë, për të shmangur papastërtitë ose copat e brumit që mund të kenë mbetur.
- E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhe më pas e kemi gati.
- Bëjmë kujdes që gjatë pjekjes së krepave të përdorim tigan që nuk ngjit. Yndyrë duhet të hedhim shumë pak, mundësisht ta lyejmë tiganin me një pecetë me vaj.
- Masa e brumit vendoset në tigan duke u përhapur dhe duhet të jetë sasi e vogël, që krepi të dalë sa më i hollë.