Partizani po përgatit de tajet e fundit të “kurthit” për betejën ndaj Tiranën, ndeshja më e rëndësishme deri në këtë pikë të sezonit. Jemi në start dhe faza “play off” në fund sikur ia ka humbur rëndësinë, por betejat e tilla janë gjithnjë një eksperiencë më vete për të dyja ekipet.
I këtij mendimi është edhe Sabit Bilali, mesfushori i Partizanit. Në prononcimin e tij të parë që kur ka ardhur te “demat”, tetovari flet për ndeshjen me Tiranën, ku premton maksimumin për të vijuar serinë pa humbje. Bilali ka besim se Partizani mund ta mbrojë titullin, teksa shton se largimi i trajnerit nuk ka ndikuar shumë.
“Derbi është një sfidë shumë delikate, të gjithë çunat mezi e presin këtë ndeshje dhe jemi gati. Edhe për tifozët është një sfidë e veçantë dhe u bëj thirrje të gjithëve që të vijnë në stadium në një numër sa më të madh që të munden. Ata janë lojtari i 12-të për ne dhe na kanë ndihmuar gjithmonë. Deri më tani kemi shkuar shumë mirë në stërvitje. Ritmi nuk ka rënë fare, kemi vazhduar me të njëjtin intensitet. Largimi i trajnerit nuk ka ndikuar tek ekipi, kemi vazhduar të punojmë mirë dhe shpresoj që ta shfaqim atë që kemi në stërvitje edhe në përballjen me Tiranën.” Përfundoi Bilali.
227