Ballkani vazhdon aventurën europiane me ekspertin Ilir Daja, fitore e pastër dhe gjen kundërshtarin modest

by KLIKOJE.AL

Ballkani ka mposhtur me rezultatin 0-2 Hamrun në transfertë. Kështu suharekasit kanë siguruar kalimin në turin e tretë të Conference League.

Ndeshja u vendos me golat në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 64 ishte Hamidi që përfitoi nga gabimi i portierit maltez. Më pas Karrica në minutën e 75 vulosi takimin me penallti.

Ky nuk ishte kualifikim i lehtë për Ilir Dajën dhe të tijët. Kjo pasi kujtojmë se ndeshja e parë në Kosovë u barazua 0-0.  Një sukses i rëndësishëm për kampionët e Kosovës, të cilët tashmë, në raundin e tretë do të luajnë ndaj Larne, skuadrës nga Irlanda e Veriut që është një kundërshtar shumë i njohur, me skuadrën e ilir Dajës që edicionin e kaluar e mposhti me rezultatin e përgjithshëm 7-1.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.