154
Partizani është skuadra e parë finaliste e Final Four. Të kuqtë mposhtën Skënderbeun në gjysmëfinalen e luajtir në Air Albania ku heroi ishte Archange Bintsouka i cili shënoi golin e vetëm në startin e pjesës së dytë.
Një ndeshje ku djemtë e Orges Shehit nuk u vunë thuajse asnjëherë në vështirësi duke dominuar çdo aspekt të lojës dhe fushës. Shumë raste të shpërdoruara, por në fund mjaftohen vetëm me 1 gol për të prekur finalen e 26 majit, sërish në impiantin e kryeqytetit.
Skënderbeu do të luajë në finalen e vogël të 24 majit për vendin e 3-të ku përballë do të ketë humbësen e gjysmëfinales tjetër, Egnatia – Vllaznia e cila luhet më 19 maj.