Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Pizë pasi në makinën e tij kanë gjetur 2 kg marijunë pas një kontrolli që i ka bërë Policia.
Dyshimet për të riun lindën pasi kishte shfaqur shenja nervozizmi në momentin kur po kontrollohej, nga ana tjetër nga makina vinte një erë e fortë.
Më pas, policia kontrolloi shtëpinë dhe garazhdin, ku edhe u gjetën 17 kilogramë marijuanë dhe rreth 300 gr kokainë, si dhe një laborator për paketimin dhe përzierjen e substancave narkotike që shiteshin në treg.
Gjithashtu Policia i ka gjetur dy karabina, tre thika mbi 15 centimetra, një pistoletë ‘Airsoft’, pa kapak të kuq; një armë automatike e markës “Thompson Submachine”. 36-vjeçari është arrestuar dhe akusohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.