189
Në një dyqan në Vlorë janë gjetur mesditën e sotme nga ana e autoriteteve të policisë mina dhe armë luftarake.
Bëhet me dije nga burimet për media se policia ka vënë në pranga një person në lagjen “10 Korriku”, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes e më pas kanë vijuar kontrollin detajuar, teksa në pamjet e siguruara nga Top Channel shihen armët që janë gjetur, përfshirë disa pistoleta.
Dyqani ka edhe një mbyllje me qepen, ndërkohë që brenda ka pasur materiale tekstile.
Hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes për të vijuar me gjetjen e detajeve në lidhje me armët e gjetura.