Akademia e Shkencave kërkon ashpërsim të masave si pasojë e rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve me Covid

by KLIKOJE.AL

Gjatë një konference shkencore, kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi u shpreh se masat kufizuese nuk po zbatohen duke kërkuar një ashpërsim të tyre.

Akademia e Shkencave kërkon forcimin e masave kufizuese për të paktën një periudhë 2 javore.

“Nga dhjetori, vdekshmëria në Shqipëri është në nivelin e 1%, nga 2,2% që ishte mesatarja e saj deri në dhjetor. Kurba e përhapjes së pandemisë prej shtatorit e deri më sot ka formën e një vargmali me dy maja, një në mes të nëntorit dhe një në fillim të janarit. Në të gjitha vendet ka filluar zbritja.

Ne sot ndodhemi në majë dhe këtu bëjmë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Kjo vjen pasi në rajon në tërësi dhe te ne në veçanti zbatohen kufizime dhe masa më të buta se në pjesën tjetër të Europës. Tri masat e mirënjohura, higjienë, distancë, mbajtje e maskës, nuk respektohen sa duhet. Prandaj për të përshpejtuar uljen është e nevojshme që të riforcohen kufizimet dhe respektimi i tyre, së paku për një periudhë dyjavore”, u shpreh Gjinushi.

Sjellim në vëmendje që sot kryeministri Rama, gjatë një daljeje për mediat paralajmëroi se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të deklaruar masat e reja shtrënguese në vend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.