“Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Kjo është diagnoza nga e cila vuante Gert Shehu 31-vjeç i cili sot në mesditë goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën.
Mjeku Sadik Lala konfirmoi se Shehu ishte pacient i tij që prej vitit 2018 dhe se dokumenti është lëshuar nga ai vetë.
Sakaq, së fundmi është publikuar dhe një video e 31 vjeçarit ku shihet se është vënë në lojë.
Siç shihet në pamje, personi që e filmon e pyet për një vajzë dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.
Gerti Shehu: Këtë paketën do ta ndaj me atë çunin dhe 10 cigaret e ngelur nuk do ti pi më. Këto janë 10 të fundit.
Djali që e filmon: Më fol për atë gocën që po flisje!
Gerti Shehu: Iku ajo me elefantin rus!
Djali që e filmon: Sheh Lizën ti në botën e çudirave!