Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tifozë që futen në fushë dhe forcat e sigurisë që goditen me sende, ndërpritet ndeshja Kukësi-Erzeni (video)

Written by

in

Kukësi pret Erzenin në një “finale” mbijetese, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren në takimin e javës së 25-të të Superiores. Të dyja skuadrat vijnë nga disfata në kampionat, me verilindorët që u mposhtën 1-0 në transfertë nga Teuta, ndërsa shijakasit humbën 0-3 në Rrogozhinë përballë Skënderbeut.

Në minutën e 65′ pati një ndërprerje të ndeshjes, për shkak të hyrjes së disa tifozëve në fushë dhe sendeve të hedhura ndaj forcave të sigurisë, një situatë e tillë erdhi për shkak të përmbysjes së Erzenit me dy gola, me verilindorët që po fitonin 1-0.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *