Lajmet e fundit | Klikoje.al

Ishte duke luajtur në banesë/9-vjeçarit i shpëthen bombula e gazit

Written by

in

Një fëmijë 9-vjeç është dëmtuar nga shpërthimi i një bombule gazi, teksa ka qenë duke luajtur në banesë.

Burime nga spitali për abcnews.al bëjnë me dije se fëmija ka marrë plagë të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai pritet të dërgohet drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

“Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi,  për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *