A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mund të bëni në një moment të caktuar për të përmirësuar gjithë pjesën e mbetur të jetës tuaj?
Nëse po, përgjigjen e gjeni në këtë artikull Në Quora, një rrjet social informacionesh (ku përdoruesit mund të publikojnë pyetje dhe përgjigje për çdo argument), një student 23-vjeçar ka shtruar pyetjen: “A ka ndonjë gjë që mund të bëjmë tani, por që mund të na ndihmojë për pesë vitet e ardhshme?”.
Pas kësaj pyetjeje vërshuan një mori përgjigjesh, mes të cilave edhe ajo e shkruar nga Andy Giroux, bashkëpunëtor i “Quora”, që konsiderohet një ndër sajtet më të preferuara të italianëve.
1.Bëni ushtrime fizike, sidomos në mëngjes – Do t’ju ndihmojë në mënyra të ndryshme. Do të flini më mirë natën dhe do të jeni më aktiv ditën. Do t’iu ndihmojë të aktivizoheni, ndërsa gjaku do të qarkullojë më mirë nëpër vena. Gjithashtu, ju kështu do të luftoni më mirë stresin. Ushtrimet fizike kanë me të vërtetë shumë avantazhe.
2.Mos thoni “Do ta bëj nesër” ose “nuk kam kohë” – Ajo “nesër” transformohet në një kohë të pafund që nuk vjen kurrë. Ndërsa 95-99% e personave të cilët thonë këtë fjali në të vërtetë janë përtacë.
3. Mos gjeni justifikime, por reagoni – Nëse keni diçka për të bërë, qoftë ajo argëtuese, një eksperiencë e re ose diçka që ju bën të ndiheni mirë, atëherë bëjeni.
4. Lexoni – Dilni pak nga interneti; mjaft më duke lexuar artikuj me tre paragrafë pa ndonjë kuptim…por lexoni diçka domethënëse në të cilën mund të gjeni veten apo që mund t’ju frymëzojë. Kjo do t’u ndihmojë mbi të gjitha të pasuroni fjalorin tuaj.
5. Kurseni në mënyrën më të mirë – Në 5 ose 10 vitet e ardhshme do të jeni të gëzuar që keni bërë diçka të tillë.
6. Mos mbani mëri dhe as mos mblidhni urrejtje – Mërzia dhe urrejtja kërkon shumë energji, ndaj më mirë mos e ndieni atë. Madje, edhe nëse ndokush kërkon të ngjallë ndjenja negative te ju, injorojeni me indiferentizëm.
7. Qeshni dhe buzëqeshni, gjithmonë – Edhe nëse dita ju nis keq, mos harroi të vini buzën tuaj në gaz. Kështu do të mendoni zgjedhjet më të bukura dhe më të shpejta për ta përmirësuar atë.
8. Ndaluni dhe relaksohuni – Kjo është një e mirë e cila do t’ju përmirësojë shumë si njeri. Ndaj, “rimbushni bateritë”.
9. Jini mirënjohës dhe falënderues – Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të kuptoni se sa me fat që jeni, sepse problemet e përditshme ju bëjnë ta harroni këtë fakt. Kështu që reflektoni herë pas herë mbi ato se çfarë keni dhe jeni. Ekziston gjithmonë dikush i cili është më keq sesa ju! Mos e harroni.
10. Jini bujarë – Jo vetëm me paratë dhe kohën tuaj, por edhe me atë se çfarë jeni. Të qenët bujarë nuk do të thotë t’i jepni dikujt diçka kur ai ka nevojë, por të jeni ai lloj njeriu i cili ndihmon një të moshuar për të kaluar rrugën apo për t’i mbajtur diçka të rëndë.
11. Jini (pak) egoistë – Ndonjëherë. Mund t’ju duket kontradiktore, por edhe kjo gjë është e vlefshme. Herë pas here keni nevojë të injoroni të tjerët dhe të “fikni” botën për veten tuaj. Shkoni për shëtitje, vetëm, apo mund të dilni edhe për të bërë shopping.
12. Mbajeni telefonin në xhep kur jeni me miqtë dhe të afërmit – Shijoni kohën që kaloni me ata. Teknologjia është gjithmonë aty, por koha me të dashurit tuaj nuk do të jetë gjithmonë në dispozicion.
13. Mos jini të turpshëm – Flitini njerëzve dhe mos u ndruani të hapni një bisedë me ndonjë të panjohur. Sigurisht duhet të tregoheni të zgjuar dhe të kujdesshëm.
14. Dëgjoni – Kur dikush ju flet, dëgjojeni atë me vëmendje. Mos u përqendroni vetëm tek ajo se si do të përgjigjeni, por dëgjojeni seriozisht se çfarë po thotë. Pasi bashkëbiseduesi juaj të ketë mbaruar atëherë ju mund të mendoheni shumë pak për atë se çfarë do të thoni.
15. Jini vetvetja, por jo…budallenj – Mos kini turp për atë se si jeni. Mos u shqetësoni për mendimin e të tjerëve. Shijoni jetën, por edhe veten tuaj. Nëse dikush nuk ju pëlqen për atë se çfarë jeni atëherë ju nuk keni nevojë për atë njeri.
16. Nëse mundeni udhëtoni, udhëtoni sa më shumë – Është bukur! Mund të përballeni me shumë eksperienca të papërsëritshme, që nuk do t’i provoni kurrë në të njëjtën mënyrë.
17. Jini mendje-hapur – Kërkoni të mësoni ato se çfarë nuk dini, dhe mos anoni drejt gjykimit apo paragjykimit të njerëzve apo fenomeneve.
18. Dashuroni në mënyrë të vërtetë – Mos kini frikë të fusni persona të rinj në jetën tuaj. Dashuroni pa kushte. Nëse ju kanë lënduar mësohuni të rigjeneroheni.
19. Bëni pyetje dhe jini kuriozë – “Përse” është një nga fjalët më të fuqishme, të cilat i kemi në dispozicion. Mund të hapë shumë porta dhe të thellojë njohjet tona.
20. Ndiqni ëndrrat dhe pasionet tuaja – Bëni atë që dashuroni më shumë, por gjithmonë me njërën këmbë në tokë.
21. Dhe e fundit: Jini pak fëmijë – Kjo përmbledh shumë nga këshillat e sipërpërmendura. Të qenët fëmijë do të thotë të jetoni si ata. Jini të hapur ndaj botës me një “injorancë” të gëzueshme!